DYLON

Debatik Curri për ndeshjen ndaj Ferizajt: Fitorja qëllim i vetëm

Debatik Curri për ndeshjen ndaj Ferizajt: Fitorja qëllim i vetëm
Avatar photo Redaksia

Sot zhvillohet ndeshja e javës së 23-të e Superligës së Kosovës në Futboll në mes të Ferizajt dhe Gjilanit, me këtë rast kryetrajneri i skuadrës gjilanase, Debatik Curri ka thënë se e ka të qartë misionin e udhëtimit në Ferizaj, derisa me të besuarit e tij do të jenë në ndjekje të objektivit deri në ndeshjen e fundit kampionale.

Shefi i shtabit teknik është paraqitur në konferencë për shtyp para duelit të radhës kampional, derisa ka vënë në theks rëndësinë e veçantë të kësaj ndeshje.

EkoHigjiena

“Ndeshje e vështirë, pasi që kemi parë se Ferizaj u ka bërë mjaft shumë probleme, madje i ka mposhtur edhe skuadrat nga kreu i tabelës. Për ne është detyrim të angazhohemi dhe të luftojmë, ndërsa fitorja është synimi ynë i vetëm”, ka thënë Curri.

Ai shtoi se ka ende shumë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe do të luftojnë deri në ndeshjen e fundit për të arritur objektivin që ka vënë para klubi “kuq e bardh”.

Takimi ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit zhvillohet sot, e hënë me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Ferizaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.