DYLON

Debatik Curri kërkon mbështetjen e tifozëve për ballafaqimin me Ferizajn

Debatik Curri kërkon mbështetjen e tifozëve për ballafaqimin me Ferizajn
Avatar photo Redaksia

Trajneri i Gjilanit, Debatik Curri është shfaqur në konferencë për media në prag të sfidës kampionale ndaj Ferizajt, derisa ka vënë në fokus vazhdimësinë e rezultateve, e cila është determinuese për objektivin e klubit.

Shefi i shtabit teknik i skudrës “kuq e bardh”, ka potencuar që dueli ndaj Ferizajt nuk do të jetë aspak i lehtë, por një provë e vërtetë për të besuarit e tij, ndaj dhe ka kërkuar edhe mbështetjen masive të tifozëve për duelin e së dielës.

EkoHigjiena

“Normalisht na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, duke ditur faktin që ky edicion në Superligë ka dëshmuar që është vështirë të luash përballë çdo kundërshtari. Kemi patur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur ndeshjen dhe besoj që do të japim maksimumin nga i pari deri te i fundit. Shpresojmë të kemi vazhdimësi pas ndeshjes në Malishevë dhe të ngritemi aty ku na takon edhe si klub”, ka thënë Curri.

Ai tha se Gjilani është i ndërtuar për të konkurruar për pjesën e epërme të klasifikimit dhe beson që çdo futbollist e ka kuptuar që në çdo ndeshje duhet futur për ta fituar atë.

“Ferizaj është një skuadër e vështirë për ta mposhtur me individë që mund ta bëjnë diferencën dhe këtë e kanë dëshmuar edhe në ndeshjen e kaluar. Besoj që detajet dhe momentet se kush arrin ti shfrytëzojë do ta fitojë edhe ndeshjen”, tha tutje Curri.

Ai foli edhe për mungesat që do të jenë për këtë ndeshje.

“Gjithë futbollistët janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme, përveç Robert Rrahmanit, i cili tash e një kohë është në proces të rikuperimit nga dëmtimi. Më gëzon fakti që Oltion Bilalli ka filluar të marrë veten dhe shpresoj që do të na ndihmojë shumë, pasi që është futbollist që gjithmonë më ka pëlqyer edhe në kohën kur nuk kam qenë trajner i Gjilanit. Gjithë ata futbollist të cilët do ta kenë mundësinë në këtë përballje për të luajtur do ta japim maksimumin për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Curri.

Trajneri i skuadrës “kuq e bardh’”, tha edhe se duhet luajtur me përkushtim maksimalisht dhe respekt për çdo kundërshtar, sikurse të jetë ndeshja e fundit.

Curri tha se është sumë e rëndësishme mbështetja e tifozëve.

“Së pari u uroj 26 vjetorin “Skifterave” si tifo grup. Edhe kur nuk kam qenë në klub ua kam patur lakmi që gjithmonë kanë qenë të organizuar dhe në mbështetje të klubit. Normalisht për çdo skuadër, ashtu edhe për ne është më e lehtë të arrihet te suksesi për shumë arsye. Besojmë që me përkrahjen e tifozëve dhe numrin sa më të madh të tyre ne të arrijmë te suksesi”, ka thënë trajneri i skuadrës gjilanase, Debatik Curri.

Ndeshja Gjilani – Ferizaj luhet nesër (e diel), duke filluar në orën 13:00.  /2LONLINE/