DYLON

Debatik Curri: Fokusi te vetja jonë!

Debatik Curri: Fokusi te vetja jonë!
Avatar photo Redaksia

Trajneri i SC Gjilanit, Debatik Curri është shfaqur në konferencë për media, në prag të duelit kampional, që skuadra që e drejton, e ka me Prishtinën e Re, duke vënë theksin te rëndësia e pikëve maksimale për të qenë në garë për objektivin e vënë nga klubi.

Shefi shtabit teknik ndër të tjerash ka folur për ekipin e tij, ndeshjet të cilat i ka kaluar dhe mundësinë që skuadrës ti bashkohen elemente të reja në afatin kalimtar të janarit.

EkoHigjiena

Gjilani të cilin e kërkon Curri?!

“Kur kam ardhur këtu e kam parë që kemi shumë cilësi si grup, normalisht edhe vend për t’u përmirësuar. Ekipi është në një momentum shumë të mirë, pavarësisht që kemi mundur të bëjmë më tepër. Unë jam i kënaqur me atë se çfarë kanë dhënë futbollistët deri më tani. Ekipi besoj që do të ketë një fytyrë edhe më të mirë në pranverë dhe shpresojmë që do të përmbushim objektivat të cilat i ka vënë klubi”, ka thënë Curri.

Ndeshja e kaluar ndaj Dritës?!

“E kam potencuar që ndeshja derbi është e rëndësisë së veçantë dhe se renditja tabelare nuk luan rol të madh. Mbetem i kënaqur me atë se çfarë kemi treguar. Ndeshje interesante nga dy skuadrat që kërkuan ta fitojnë ndeshjen. Personalisht mendoj që asnjë skuadër nuk është më lartë se ne, prandaj duhet të dëshmojmë në çdo ndeshje vlerat tona”, ka thënë shefi shtabit teknik i Gjilanit.

Ndeshja ndaj Prishtinës së Re?!

“Një skuadër shumë e respektuar që ka bërë mirë në disa ndeshje dhe ka pika shumë të forta. Luajmë në shtëpi dhe tashmë kemi filluar ta përmirësojmë ecurinë e rezultateve edhe në shtëpi. Ne hyjmë në ndeshje për fitore, pasi që vetëm fitorja na mbanë në garë për objektivin që kemi. Jemi gjithë të vetëdijshëm që duhet të fokusohemi te vetja jonë, të kryejmë detyrat dhe të japim maksimumin. Nëse i bëjmë këto gjëra nuk do të mungon rezultati”, ka thënë Curri.

Përforcimet në merkato?!

“Në këtë fazë është e vështirë të gjejmë ndonjë futbollist që na përshtatet në mënyrën se si luajmë. Së bashku me drejtuesit e klubit do të mundohemi të afrojmë futbollist të cilët do të na ndihmojnë në lojën tonë dhe jo vetëm numër. Besoj që nëse gjejmë ndonjë futbollist që bën diferencën do të angazhohemi për ta afruar”, ka thënë trajneri i skuadrës “kuq e bardh”.

Raporti me drejtuesit e klubit?!

“Falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që ma kanë dhënë të jem trajner i një klubi si Gjilani. Personalisht jam mirënjohës për bashkëpunimin e shëndosh që kemi. Nuk ndjemë aspak në presion për shkak të besimit dhe bashkëpunimit që kemi, por mendoj personalisht që puna ime këtu varet vetëm nga rezultatet dhe asgjë tjetër”, ka thënë trajneri i SC Gjilanit, Debatik Curri. /2LONLINE/