DYLON

Debatik Curri: Do ta japim maksimumin në fushën e lojës

Debatik Curri: Do ta japim maksimumin në fushën e lojës
Avatar photo Redaksia

Kryetrajneri i SC Gjilanit, Debatik Curri, në konferencën për shtyp para duelit ndaj FC Ballkani, ka vënë në theks dëshirën e futbollistëve për të luftuar në secilën ndeshje dhe për të marrë maksimumin e tyre.

“Jemi përgatitur për këtë ndeshje me kohën që kishim në dispozicion. Luajmë ndaj njërave prej skuadrave më të mira në kampionat, por ne do të udhëtojmë për të treguar karakter. Do të shkojmë t’i çasemi ndeshjes sikurse ndeshjet e tjera. Besojmë që nuk do t’ia bëjmë ndeshjen e lehtë kundërshtarit, me atë të cilën e kemi përgatitur gjatë javës”, ka thënë Curri.

EkoHigjiena

Duke iu referuar fitores ndaj Prishtinës së Re në javën e 9-të, numri një i shtabit teknik te Gjilanit tha se e rëndësishme ishte të nisin me fitore, për atmosferën dhe moralin e ekipit.

“Me këso angazhimi edhe nëse nuk do ta fitonim ndeshjen të gjithë do të ishim të kënaqur, pasi që kemi krijuar raste të shumta shënimi dhe kemi kontrolluar ndeshjen. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm duke dhënë maksimumin në secilën ndeshje, pasi që vetëm duke dhënë maksimumin i bëjmë gjërat më të lehta, për vete, për ekipin dhe për klubin”, ka thënë ai.

Tutje Curri foli edhe për atmosferën brenda kampit “kuq e bardh”, duke potencuar se është e mirë pas fitores ndaj Prishtina e Re, e cila normalisht se ishte tepër e rëndësishme. “Më gëzon fakti që triumfoi dëshira e futbollistëve për ta fituar ndeshjen”.

Kryetrajneri i Gjilanit ka folur edhe për mungesat e shumta te ekipi.

“Kur kam ardhur këtu kam gjetur disa futbollistë të dëmtuar dhe me dëmtime po përballemi edhe tani. Por, unë nuk jam nga ata trajnerë të cilët ankohen vazhdimisht në mungesa të futbollistëve. Ata të cilët do të jenë të gatshëm do të japin maksimumin për ta triumfuar ndeshjen. Pres që ekipi të rritet nga ndeshja në ndeshje. Të tregojmë respekt për kundërshtarin, por asnjëherë frikë”, tha trajneri i skuadrës gjilanase.

Përndryshe Debstik Curri foli edhe për objektivat e skuadrës duke shtuar se ekipi është i ndërtuar për të qenë në pjesën e epërme të klasifikimit. “Normalisht e dijmë që janë humbur shumë pikë gjatë rrugës, por ne nuk do ti vajtojmë tani ato. Do të përqendrohemi në secilën ndeshje të marrim maksimumin dhe të afrojmë klubin në objektivat që tashmë ka para”, tha ai.  /2LONLINE/