Në vazhdën e takimeve me qytetar dhe grupe tjera të interesit lidhur me Draft Buxhetin e vitit 2019-2021, sot janë mbajtur edhe dy debate të radhës me drejtorët e shkollave të komunës së Vitisë, si dhe me grupet e grave që përfaqësojnë shoqata dhe organizata të tjera.
Në të dy këto takime, drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama ka njoftuar ata lidhur me rendësin që kanë takimet rreth hartimit të buxhetit, ndërkohe që ka njoftuar gjithashtu edhe me shifrat e shpenzimeve që parashihen nëpër sektor të ndryshëm.
Drejtorët e shkollave, kërkuan që të shtohet buxheti për investime në arsim, që ndikojnë në përmirësimin dhe ofrimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe personelit.
Po ashtu, ata kërkuan edhe pajisjen e shkollave me teknologji informative dhe kabinete, sikur edhe të investohet në trajnime për mësimdhënës.
Edhe në takimin me grupet e grave, u kërkua që në buxhetin e ardhshëm të ketë një ndarje pak më të madhe për investime në projektet që kanë të bëjnë me fuqizimin e shoqatave dhe organizatave të grave të komunës së Vitisë.