(2L ONLINE) – Organizuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe grupi i grave të Kamenicës, debatohet me gra të komunës së Kamenicës për buxhetin e vitit 2015. Në këtë debat mori pjesë edhe kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani.
Drejtoresha e Drejtorisë së Buxhetit Shejnaze Masurica, e cila njoftoi që në qarkoren e vitit 2015 shihet se buxheti për komunën tonë është zvogëluar për 25% që sigurisht do të ketë edhe kufizime në shumë projekte.
Kryetarja e grupit grave të Kamenicës, Ibadete Ahmeti i numëroi të gjitha projektet e realizuara që nga marrja e mandatit nga ajo.
Ajo përmendi edhe trajnimin në Durrës dhe kompaktet në Bashkinë e Durrësit. Kryetari Sinani, në fjalën e ti, edhe njëherë dëshmoi gatishmerinë për të perkrahë projektet që afirmojnë barazinë gjinore, rolin e sajë në vendimmarrje , po ashtu kerkoi që planet e projekteve për vitin 2015 të jenë sa më të detajuara.
Pesë vajza nga komuna e jonë e kanë kryer një kurs tremujor të rrobaqepësisë në Turqi, presin ndihmë për sigurimin makinave për të filluar të ushtrojnë zejen e tyre.
Pjesëmarrëset dhanë propozime të ndryshme , që mbetet ato ti modifikojnë e sistematizojnë duke iu dhënë përparësi disave për vitin 2015. Ato shprehën shqetsimin e keqardhjen e tyre që para ca ditësh një nxënës i kësajë komune ka bërë vetvrasje.
Prandaj, propozuan që Ministria e Arsimit ,të shqyrtoj mundësinë e kthimit të pedagëogve në shkolla apo të angazhimit të psikologëve. Numri i pjesëmarrësve nuk ishte i madh,14 veta morren pjesë,
Kryetarja, propozoi që edhe në vendbanimet më të mëdha të komunës të mbahen dëgjime publike ,si dhe të informohen gratë sa më shumë edhe me mundësitë e tyre për hapjen e bizneseve biznese. Me diskutime u paraqiten Nexhmije Kallaba, Nafije Ajvazi,zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, Dea Pallaska nga Rrjeti i grave të Kosovës./2L ONLINE/