Zëri i trajnerit të Shqipërisë, Xhani De Biazi, tingëllonte me të vërtetë sikur të ishte i mbyllur në dollap. Sepse gjithçka vinte nga brenda stadiumit të Partizanit të Beogradit, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Atje ai e ka vendosur dhe ka dhënë gjithçka që ka ndodhur oër gazetën spanjolle AS për ndeshjen Serbi-Shqipëri. “Për 41 minuta të pjesës së parë është luajtur normalisht, ndërsa ne jemi në dhomën e zhveshjes për shkak se disa qindra tifozë kanë mbërthyer katër nga lojtarët tanë. Situata është shumë e rrallë.
Lojtarët janë shumë të frikësuar dhe nuk mund të dalin nga stadiuumi. Na kanë thënë që ne do të duhet të marrim një helikopter për të shkuar në aeroport, sepse ne nuk mund të dalim jashtë dhe të shkojmë me autobus drejt aeroportit. Ka pasur 4.000 njerëz, të cilët kanë thyer poshtë pengesat, apo rrethimin e brendshëm të stadiumit. Nuk ishin më shumë se 27.000 spekatorë në stadium. Kjo është një situatë shumë e çuditshme, unë nuk kam parë asgjë siç dhe ka ndodhur në Beograd”. Dhe biseda e trajnerit të Shqipërisë, Xhani De Biazi, nuk ka zgjatur më shumë se sa pesë minuta, sepse rreth orës 23:05 është urdhëruar nga ushtria serbe që të fikte celularin e tij. Në përfundim ata janë evakuar nga stadiumi për në aeroportin e Beogradit me helikopter.
më tepëer në:
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=57931&kat=97