DYLON

De Biasi: S’ishim me fat

Avatar photo Redaksia

Selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka qenë i pranishëm në hedhjen e shortit në Nicë të Francës bashkë me presidentin Armand Duka dhe menaxherin e kuqezinjve, Alban Bushi.

Menjëherë pas shortit, italiani tha se gjithçka ishte shumë e vështirë dhe qeshi, kur sipas formulës duhet të lërë pas 2 skuadra për të shkuar në “play-off”.

EkoHigjiena

“Kë të lësh pas, Portugalinë”?! Skuadrat e grupit tonë janë shumë të forta dhe se askush nuk e dëshironte një short të tillë”, ka thënë De Biasi, raporton ‘Panorama Sport’.

“Nuk ishim me fat në short. Duke parë grupet e tjerë, që janë pothuajse sikur do të luajnë ndeshje miqësore, grupi ynë është grupi më i vështirë. Megjithatë, duhet të pranojmë realitetin dhe duhet të bëjmë diçka të madhe për t’u kualifikuar. Shqipëria duhet të tregojë karakter dhe duhet të kalojë çdolloj pengese”, ka theksuar De Biasi.

Tekniku italian ka shtuar se Shqipëria do të mundohet të bëjë më të mirën në kualifikimet për Evropianin e ardhshëm që mbahet në Francë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.