Kombëtarja shqiptare prej të hënës do të fillojë grumbullimin për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të botërorit, Brazili 2014. Kuqezinjtë më 11 tetor në “Qemal Stafa” të Tiranës presin Zvicrën, kurse katër ditë më vonë luajnë si mysafirë në Qipro.
Trajneri, Gianni De Biasi ka shpallur listën e të ftuarve,
Portier: Etrit Berisha (Lazio), Samir Ujkani (Palemro), Orges Shehi (Skenderbeu)
Mbrojtës: Admir Teli (Karabak), Lorik Cana (Lazio), Andi Lilia (PAS Janina), Loret Sadiku (Helsingborg), Renato Arapi (Skenderbeu), Mergim Mavraj (Greuther Fuerth), Ermir Lenjani (St Gallen), Armend Dallku (Vorskla Poltava)
Mesfushor: Jurgen Gjasula (Litex Lovech), Ergys Kaçe (PAOK Selaniku), Odise Roshi (FSV Frankfurt), Migjen Basha (Torino), Ansi Agolli (Karabak), Jahmir Hyka (Luzern), Ervin Bulku (Sepahan),
Sulmues: Valde Rama (Real Valladolid), Bekim Balaj (Jagiellonia), Amir Abrashi (Grasshopper), Shkelzen Gashi (Grasshopper), Hamdi Salihi (Jiangsu Sainty), Agon Mehmeti (Olhanense),
Nga data 12 tetor, grumbullohen edhe: Tefik Osmani (Teuta), Emilian Vila (PAS Janina), Sabien Lilaj (Skenderbeu), Alban Meha (Paderborn).