DYLON

De Biasi, i kënaqur me ecurinë e Canës e Berishës

Avatar photo Redaksia

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, është i kënaqur me ecurinë që kanë pasur këtë verë dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të tij, Lorik Cana e Etrit Berisha. Kapiteni e mbrojtësi i Shqipërisë, Cana dhe portieri Berisha, janë pjesë e Lazios së Serie A të Italisë.

“Kam përcjellë djelmoshat e mi, Berishën e Canën, gjatë përgatitjeve për kampionatin e ri. Të dy janë paraqitur mirë. Më ka ardhur keq për shqetësimet fizike të Berishës, por mendoj se ai tani është i gatshëm 100 %. Me Lorikun jam dëgjuar dje”, ka thënë trajneri italian.

EkoHigjiena

“Më një shtator nisim përgatitjet për kualifikimet për Euro 2016. Shpresoj se të dy lojtarët do të jenë në gjendje të mirë fizike dhe mentale kur të paraqiten në grumbullim”, ka thënë De Biasi për një radio italiane.
Shqipëria bën pjesë në Grupin I eliminator, së bashku me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë e Armeninë. Ndeshjen e parë e luan më 7 shtator, në udhëtim kundër Portugalisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se tifozët shqiptarë mund të përcjellin këtë ndeshje në stadium, duke blerë biletat që kushtojnë 10 e 20 euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.