Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural vitin 2018 e cilëson si vitin më të suksesshëm krahasuar me vitet e tjera, sa i përket përfitimit të Granteve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për fermerët e Komunës së Kamenicës.
Për vitin 2018 në Komunën e Kamenicës kanë përfituar grante 33 fermerë prej MBPZHR-së.
“Falë angazhimit tim si drejtor në DBPZHR dhe stafit të kësaj drejtorie, kemi arritur që të rangohemi si një nga komunat që kanë përfituar më së shumti grante nga MBPZHR-ja në këtë sektor. Ju kemi ndihmuar fermerëve në përgatitjen dhe kompletimin e dokumentacioneve si dhe i kemi përkrahur me këshillime teknike. Si drejtori jemi të gatshëm që të kemi bashkëpunim maksimal me qytetarët që veprojnë në fushën e bujqësisë, blegtorisë, pemëtarisë etj. Do tu jemi gjithmonë afër aty ku ata kanë nevojë. Për çdo paqartësi e këshillim, secili qytetarë mund të drejtohet në zyrën e DBPZHR-së”, tha drejtori Naim Arifi.
Drejtoria për Bujqësi,Pylltari dhe Zhvillim Rural në Kamenicë ka njoftuar se për këtë vit, kemi përfitues të fermerëve në të gjitha sektoret.
Më poshtë janë të paraqitura të gjitha sektoret ku fermerët kanë qenë përfitues.
Sektori i Blegtorisë
A). 11 Fermerë- janë përfitues për ngritjen e stallave për Lopë Qumështore;
B). 1 Fermer- është përfitues në Infrastrukturë për Lopë Qumështore ;
C). 4 Fermerë- janë përfitues për ngritjen e stallave për majmëri të viçave;
D). 2 Fermerë- janë përfitues për ngritjen e stallave për Dele ;
E). 1 Fermer- është përfitues për përpunimin dhe prodhimet bujqësore në nivel të fermës;
Sektori i Bletarisë
F). 10 Fermerë janë përfitues për prodhimin, përpunimin dhe promovimin e mjaltit;
Sektori i Pemëtarisë
G). 1 Fermer- është përfitues për ngritje të pemishtes për pemë dru frutore;
H). 1 Fermer- është përfitues për Depo për ruajtje të pemëve;
Sektori i Perimkulturës
I). 2 Fermerë- janë përfitues për ngritjen e Serrave.