DYLON

DBPZHR angazhohet në mbrojtjen e pyjeve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka filluar sot fushatën e sensibilizimit të qytetarëve për mbrojtjen e pyjeve nga prerësit ilegale. Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, tha se kjo fushatë ka për qëllim që qytetarët të bashkëpunojnë me ngushtë institucionet komunale në parandalimin e prerjes së pyjeve.

”Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me mekanizmat tjerë të sigurisë angazhohet që të mbroj resurset ekzistuese të pyjeve dhe në këtë drejtim krahas fushatës senzibilizuese jemi duke u angazhuar edhe në konfiskimin e drunjtëve të prerë dhe transportuar ilegalisht” ka thënë Ademi.

EkoHigjiena

Fushata senzibilizuese në mbrojtje të pyjeve zhvillohet nëpër të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë. /2L ONLINE/