DYLON

Daviet: Dialogu me Serbinë interes kombëtar i Kosovës

Avatar photo Redaksia

Ambasadorja e Francës në Kosovë Marsye Daviet , ka bërë thirrje për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë për të ardhmen dhe në mirë të Kosovës. Ambasadorja Daviet edhe njëherë ka treguar mbështetjen e Francës në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Daviet këto deklarata i dha në një ligjëratë që mbajti para studentëve të Kolegjit AAB.

EkoHigjiena

Ambasadorja e Francës tha se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë në të mirën kombëtare për Kosovën.

“Dialogu me Serbinë nuk është kundër interesave kombëtare të Kosovës , nuk është kundër kosovarëve. Dialogu është rruga më e mirë për t’i mbrojtur interesat e juaja kombëtare, për ta garantuar procesin e integrimit”, tha Daviet.

Ajo gjithashtu u shpreh se korrupsioni ende vazhdon të jetë problem i dukshëm në Kosovë.

“Është në dorën e qytetarëve dhe politikanëve se si do ta rregulloni shtetin tuaj. Problemi më i madh i juaji është korrupsioni dhe marrëdhënia juaj me Bashkimin Evropian është kontraktuale dhe me këtë nivel të korrupsionit nuk shkon”, tha Daviet.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=55328

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.