DYLON

Davenport: Serbët e Kosovës të dalin në zgjedhje

Avatar photo Redaksia

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, ka thënë se është i kënaqur që udhëheqja serbe kurajën serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

“Ky është një rast që të zgjedhen njerëzit të cilët do të mbrojnë interesat e banorëve të Kosovës në të ardhmen. Mos dalja në zgjedhje nuk është në interesin e askujt”, tha Devenport.

EkoHigjiena

Sipas agjencisë serbe Tanjug, të cils i referohet indeksonline, Davenport ka thënë se është qëndrim i përbashkët i vendeve anëtare të BE-së, i cili bazohet në konkluzat e Këshillit të Evropës, që të vazhdohet normalizimi dhe përparimi në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit e 19 prillit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.