DYLON

Daut Haradinaj tërhiqet nga strukturat e larta partiake

Avatar photo Redaksia

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme që do të mbahet sivjet në këtë parti. Haradinaj ka thënë se nuk do të mbajë më asnjë post të lartë partiak.

“Nuk do të garojë për struktura të larta në parti. Nuk do të jem pjesë e këshillit të përgjithshëm dhe as pjesë e kryesisë së partisë”, ka thënë Haradinaj në intervistë për “Argument Plus” në RTV21

EkoHigjiena

Ai ka thënë se do t’ju krijojnë hapësirë moshave të reja të bëhen pjesë e strukturave udhëheqëse të partisë.

Ndryshe, AAK shpesh është akuzuar si parti familjare, pasi që përveç vëllezërve Ramush e Daut Haradinaj, deputet nga kjo parti është edhe Lahi Brahamaj, daja i liderit të AAK-së. /ORAinfo/