DYLON

Daut Haradinaj: Nëse shkoj në tualet a duhet të marr leje prej Enver Hasanit

Avatar photo Redaksia

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj thotë se Gjykata Kushtetuese është dega më e re e Partisë Demokratike të Kosovës.Tha se PDK po forcohet me degë të reja, e Blloku po nervozohet kot. Haradinaj pyet nëse duhet pyetur Gjykatën Kushtetuese, nëse në momentin e votimit në Kuvend, do të kishte nevojë për të shkuar në tualet.

Kjo pasi, në vendimin e Kushtetuese u tha se në momentin e votimit të kryeparlamentarit në Kuvend, të pranishëm duhet të jenë të gjithë deputetët.

EkoHigjiena

“Blloku veç po nervozohet kotë, PDK veç po forcohet, tash edhe një degë të re e themeloj në Pejton. Gjykata Kushtetuese tash është dega e re e PDK-së, veç si deputet e kam nje pyetje per degën e re të PDK-së, çka nese nuk dua me votu…? Koke hi laknave babo, atëherë ju si kryetari më i ri i degës së PDK (GjK), nëse do të kem nevojë të shkoj në toalet, momentin kur votohet, tregom çka me ba, mos më merr në qafë hehehe!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.