DYLON

Dasmorit i merret arma, ndaj tij iniciohet rasti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Përkundër apeleve të policisë dhe tërheqjes së vërejtjes nga ana e tyre se të gjithë ata që përdorin armë zjarri nëpër ahengje të ndryshme, mund të përballen me drejtësinë, megjithatë po vazhdojnë të shtënat me armë nëpër dasma apo ahengje tjera.

Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të ri që ka ndodhur në fshatin Hodonoc të Komunës së Kamenicës ku një mashkull K/Shqiptar gjatë një ahengu familjar në një restorant ka shtënë me armë zjarri.

EkoHigjiena

“Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me 19 copë fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /2L ONLINE/

/fotoilustrim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.