/2L ONLINE/ – Autoritetet policore nga Drejtoria Rajonale e Gjilanit kanë bërë të ditur për raste të raportuara të vjedhjeve të veturave derisa ato janë të parkuara nëpër parkingje të lokaleve ku ka ahengje me këtë rast, Policia, deri më tani ka arritur që së paku tri raste t’i lokalizojë dhe t’i arreston të dyshimtit e mundshëm ndërkohë që ka apeluar tek qytetarët që të mos lënë në vetura gjësendee me vlerë që shihen nga jashtë sepse mund të bëhet cak i hajnave.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se, Policia e Kosovës në stacionin Policor në Gjilan është njoftuar se në tri raste të ndara kanë ndodhur tri vjedhje nga veturat e parkuara, në parkingjet e restoraneve ku ishin të organizuara ahengje familjare.
Hashani tha se në rastin e parë ankuesja, ka raportuar se, deri sa e kishte pasur të parkuar veturën “Land Rover”, persona te panjohur nga vetura kanë vjedhur një çantë dore, në të cilën kishte pasur një portofol të firmës “Michael Cors” me vlere të konsiderueshme, një (1) “laptop HP”, si dhe letërnjoftimin.
Në ditën e njëjtë në dy raste të ndara në parkingun e Restoran “Lata” rreth orës 22:00, kemi pas dy ankesa, ku persona tani për tani të panjohur kanë thyer xhamat e dy veturave të parkuara nga ku kanë vjedhur: çanta dore me gjësende të vlefshme, dokumente personale si pasaporta, letërnjoftime, telefona të shtrenjtë celular, kompjuter “Laptop” , bizhuteri të vlefshme si dhe portofolë me të holla dhe kartela të bankës.
Raste të njëjta janë raportuar edhe nga viktima të cilët në të njëjtën mënyrë u ishin dëmtuar veturat, nga ku u ishin vjedhë çantat e dorës me gjësende me vlerë nëpër parkingjet e shitoreve të mëdha.
“Policia e Kosovës deri më tani ka arritur që së paku tri raste ti lokalizon dhe arreston të dyshimtit e mundshëm. Por, luten të gjithë qytetarët që çantat, kompjuterët dhe gjësendet tjera me vlerë, në as një mënyrë mos t’i lënë në hapësirat e veturave të tyre ku lehtë janë të dukshme nga jashtë, dhe në këtë mënyrë të bëhen cak i vjedhjes. Me këtë rast përveç vjedhjes së gjësendeve me vlerë shkaktohen edhe dëme të konsiderueshme në automjetet e tyre” ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se. /2L ONLINE/