Nga: Dibran DEMAKU
( “Sevëme Fetiqi: “Një gllënjkë dashuri “, botoi, Shtëpia Botuese BEQIR MUSLIU, 2014 )
Dashuria si ndjenjë sublime dhe fisnike e shoqërisë njerëzore është si të thuash sa shpirtërore aq edhe reale.Si ndjnjë shpirtërore,por edhe reale ajo e fisnikëron qenien njerëzore dhe e orienton nga e mira dhe progresivja.Si e tillë ajo,pra dashuria,është bërë objekt i të gjitha llojeve të krijimeve artistike.Artistë të famshëm të të gjitha fushave,veprat e tyre më të mira dhe njëkohësisht më të realizuara ia kanë kushtuar kësaj ndjenje sublime dhe fisnike njerëzore e që emdin e ka-Dashuri.Le të na kujtohen për pak çaste vetëm dy nga veprat më të realizuara dhe më të famshme(ndër të shumtat),në përmas planetare:“Romeo dhe Zhuljeta“ e Shekspirit të madhsi dhe „Monaliza“ e papërseritshme e Leonardo Da Vinqit!Që të dy këto vepra të papërseritshme në brendinë e tyre e ruajnë atë dashurinë sublime,shpirtërore dhe fisnike njerëzore…
Nëse themi se nuk ka qenie njerëzore në planetin e quajtur Tokë,që së paku njëherë në jetën e tij mos të ketë krijuar diçka për dashurinë,mendojmë se nuk gabojmë,përkundrazi e konstatojmë një të vertetë reale dhe të pakundërshtueshme.Sepse dashuria,qoftë si ndjenjë shpirtërore qoftë si ndjenjë reale,e shoqëron çdo qenie të shoqërisë njerëzore gjatë tërë jetës së tij.Edhe krijuesit më të njohur dhe më të mëdhenjë të shoqërisë njerëzore, të të gjitha fushave, në jetën e tyre domosdo në ndonjë insert të shkurtër apo të gajtë kohor,i janë kushtuar ndjenës së dashurisë,qoftë asaj shpirtërore,qoftë asaj reale.Kësaj ndjenje,domosdo i janë nënshtruar(të themi kushtimisht) edhe krijues e artistë të shumtë shqiptarë!Dhe edhe ata kanë dhënë kontributin e tyre,sado modest qoftë,në portretizimin e kësaj ndjenje njerëzore,nga më të rëndësishme të jetës…
Sevëme Fetiqi që me krijimet e saj të para,por edhe më mirë që me librin e saj të parë poetik“Rrjedh e lë gjurmë“ të botuar tek „Bota e re“,në vitin e largët 1983,do të tregonte se në fushën e krijimtarisë poetike po vinte një krijuese sa serioze, aq edhe origjinale dhe me stil të veçantë.Përveq kësaj ajo,pra Sevëmja,me këmbëngulësinë e saj do të tregonte se ajo po hynte në botën e krijimtarisë jo si një shtegëtare e rastit,por si një krijuese e njëmendët,që me origjinalitetin dhe stilin e saj të veqantë të linte gjurmë në krijimtarinë artistike.Se e tërë kjo që u tha më lartë është krejt e vërtetë,janë librat e Sevëmës të botuara nëpër vite.Ajo me këmbëngulësinë e saj si një krijuese tashmë e afirmuar vauhdon që me krijimet e saj të befasojë për të mirë botën artistike dhe krijuese shqiptare.Libri i saj më i ri poetik me një titull të zgjedhur dhe simbolik“Një gëllënjkë dashuri“,është si të thuash befasia e këndshme e radhës.Në këtë libër poetik Dashuria paraqitet si një ndjenjë shpirtërore dhe si realitet,në përmasat e saj reale,me të gjitha gëzimet dhe hidhërimet që bartë me vete.Ndjenja e dashurisë,në krijimet poetike të Sevëmes paraqitet me përmasa reale,herë duke qeshur e herë duke qarë,herë duke u gëzuar e herë duke u pikëlluar,ashtu siç është edhe vetë jeta.Sevëmja në diskursin e saj poetik as nuk e glorifikon e as nuk e zvogëlon këtë ndjenjë sa sublime aq edhe njerëzore,por atë e paraqet ashtu siç në të vërtetë ajo edhe është.
Poezia e këtij vëllimi poetik nuk është e ngarkuar me metafora të pakuptueshme dhe hermetike,përkundrazi ajo është poezi reale dhe meditative.Secili nga lexuesit,domosdo në ndonjërën nga poezitë e Sevëmës do ta gjejë vetën e tij,apo ndjenjën e tij të dashurisë,qoftë ajo dashuri optimiste dhe e gëzuar apo qoftë ajo dshuri pesimiste dhe e pikëlluar!Themi kështu,sepse jemi të bindur se çdo qenie njerëzore,së paku njëherë në jetën e tij i ka përjetuar këto të themi „të bëma“ të dashurisë e që Sevëmja me një stil krejt të veqantë vetëm sa na i ka rikujtuar me librin e saj më të ri poetik.Në poezitë e këtij vëllimi poetik,edhe kur qeshet e edhe kur qahet,gjithçka bëhet në përmasa të realitetit,sepse Sevëmja me stilin e saj poetik,krejt të veqantë,qoftë dashurinë si ndjenjë,qoftë individin që përjeton këtë ndjenjë i portretizon gjithmonë si të ri:-„Ti për mua/ mbetesh i ri/ se kjo hënë e sontme“.
Në poezitë e saj,Sevëmja,qoftë si krijuese,qoftë si femër as nuk gëzohet shumë e as nuk pikëllohet shumë.E tëra kjo ta përkujton atë të famshmen popullore:“Mos u gëzo o i gëzuar,mos u pikëllo o i pikëlluar!“.Sipas kësaj maxime popullore individi në rrugëtimin e tij jetësor duhet të ruaj ekuilibrin përballë sfidave që i sjellë jeta,qofshin ato të gëzuara apo të pikëlluara,sepse edhe gëzimi i tepërt është i dëmshëm ashtu siç është i dëmshëm edhe pikëllimi apo hidhërimi i tepërt pas ndonjë përjetimi të sipërpërmendur:“Dyert e parajsës m`i hape/ e ece deri në ferr me mua.Drithmat e dhembjes/ me ty i njoha/ e u shemba në dashuri.Apo:“Duke shkuar nga unë/kërkoi ta falja/ për të gjitha gabimet) dhe mëkatet që i kish bërë. Do t`a falja/sikur me gjestin e fundit/të mos bënte/mëkatin më të pafalur në dashuri/kur më uroi fat e lumturi“…
„Secila poete është një muzë në vete,meqë procesi i vargëzimit të shkëput,të paktën për ca kohë nga realiteti dhe të mbërthen mbështetshëm nën forcën e imagjinatës!“-shprehet Dr.Zejnepe Alili-Rexhepi,kur shkruan për diskursin poetik të Sevëmes.Dhe ne pajtohemi me një konstatim të tillë:Poezia e Sevëmes është sa reale aq edhe e krijuar me imagjinatë.Sepse nëse poezia e Sevëmes do të ishte larg reales dhe e krijuar vetëm me imagjinatë nuk do ta kishte as forcën poetike dha as atë meditative.Me këto dy komponente poezia e Sevëmës është me e kuptueshme dhe më e dashur për lexuesin… — me Mentor Thaqi, Musa Sabedini, Hasan Qyqalla, Musa Jupolli, Gonxhe Letmi Begisholli, Ragip Gajraku, Muhamet Halili, Xhevat Latifi, Dibran Demaku, Ramadan Musliu, Nexhat Rexha dhe Seveme Fetiqi.