DYLON

Dashuria dhe përkushtimi për matematikën i sjellë Artit rezultate kulminante

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Art Hajdari është nxënës i klasës së VI-të në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, në Gjilan dhe ajo që e dallon prej bashkëmoshatarëve të tij është dashuria, pasioni, por edhe përkushtimi që ka për shumë lëndë mësimore, e mbi të gjitha për lëndën e matematikës.

Dhe ky përkushtim i tij për matematikën i sjellë edhe rezultate kulminante sepse Art Shaban Hajdari, ditë më parë zuri vendin e parë në Olimpiadën e XX te matematicienteve të rinj, duke i bërë nderë vetes, familjes por edhe shkollës, nxënës i të cilit është.

EkoHigjiena

Themi edhe shkollës, sepse duke zënë vendin e parë në këtë garë, për klasat e gjashta, vlerësohet të jetë fitues i parë nga “Abaz Ajeti”, kur janë në pyetje sukseset e nxënësve pjesëmarrës të klasave të gjashta prej themelimit të këtyre garave në nivel komunal.

“Arti ka aftësi te veçanta për matematikën, përkundër qe edhe punon shumë në këtë drejtim. Bile nëse vazhdon kështu besojmë shumë që do të bëhet një Qëndrim Gashi i dytë më Kosovë”, thonë familjarët.

Përndryshe, Arti, gjithashtu është i përgatitur shumë edhe në lëndën e Gjeografisë. Mësohet se ende pa hyrë në shkollë ka ditur mbi 90% të kryeqyteteve të botës. /2L ONLINE/