DYLON

“Dashnori i nënës time” pritet jashtëzakonisht mirë nga publiku gjilanas

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2015”, i cili po mbahet në Gjilan në kuadër të manifestimit shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015”, ka vazhduar mbrëmë me shfaqjen “Dashnori i nënës time” të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku në mesin e qindra të pranishmëve në publik ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Shfaqja me autor Adem Mikullovcin dhe me regji të Ilirjana Arifit është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku gjilanas, ku luajtën doajenët e njohur të teatrit Adem Mikullovci e Leze Qena, pastaj Sheqerie Buqaj, Ylber Bardhi etj.

EkoHigjiena

Dy rolet e dashnorëve të para 35 vjetësh në këtë shfaqje i interpretuan tejet bukur dy doajenët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Adem Mikullovci atë të Zymrytit dhe Leze Qena atë të Jalldëzit.

Pasuria milionëshe që Zymryti tha se i posedon, i ndryshoi mendjen djalit të Jalldëzit, Ilirit, për një martesë me nënën e tij, të cilës i kishe vdekur burri pesë vite më parë, por që në fund doli se Zymryti nuk e posedon atë pasuri.

Kritika e shfaqjes në përbërje: Nehat Islami, Josif Papagjoni e Arian Krasniqi, e vlerësoi lartë realizimin e kësaj shfaqje, që publiku gjilanas i duartrokiti gjatë dhe pas shfaqjes.

Dramaturgu Arian Krasniqi e ka përgëzuar regjisoren Ilirjana Arifi lidhur me faktin se aktorët e brezave në këtë shfaqje kanë funksionuar shumë mirë.

Ndërsa, dramaturgët Josif Papagjoni e Nehat Islami thanë se prej 3 komponentët kryesor të shfaqjes që janë dramatarugjia, regjia e aktrimi, ka dominuar më shumë komponenti i fundit.

Përndryshe, sonte në natën e katërt të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2015” jepet shfaqja e Teatrit Dodona “Trangullat”, me autor Jahi Jahiu dhe me regji të Agim Selimit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.