DYLON

Daris Hasani talenti gjilanas që mori vlerësim në kampin ndërkombëtar në Split

Daris Hasani talenti gjilanas që mori vlerësim në kampin ndërkombëtar në Split
Avatar photo Redaksia

Talenti i ri gjilanas, Daris Hasani, po tërheq vëmendjen edhe jashtë vendit. Futbollisti i grupmoshës U13 të FC Drita ka përfunduar me sukses një javë stërvitjesh në kampin ndërkombëtar Coerver Coaching në Split të Kroacisë, ku puna dhe paraqitjet e tij janë vlerësuar pozitivisht nga trajnerë të licencuar të UEFA-s.

I lindur më 10 gusht 2014 në Gjilan, Daris Hasani ka nisur të merret me futboll që në moshën gjashtëvjeçare. Dashuria për lojën dhe puna e vazhdueshme e kanë bërë pjesë të Shkollës së Futbollit të FC Drita, ku aktualisht aktivizohet me grupmoshën U13.

EkoHigjiena

Por një mundësi e re për zhvillimin e tij erdhi në Split të Kroacisë, ku Darisi pati mundësinë të stërvitej për një javë në një ambient ndërkombëtar, nën drejtimin e trajnerëve nga Kroacia dhe Sllovenia, të licencuar nga UEFA.

Përveç përvojës së fituar gjatë stërvitjeve, vëmendje të veçantë mori edhe vlerësimi profesional të paraqitjes së tij. Darisi u vlerësua për përkushtimin, angazhimin dhe aftësitë e treguara gjatë kampit, ndërsa si dëshmi e progresit të tij ishte edhe mundësia për të zhvilluar stërvitje me futbollistë të grupmoshave më të mëdha.

Në përfundim të kampit, për të u përgatit një raport individual profesional, ku janë evidentuar elementet në të cilat ai shfaq potencial, por edhe aspektet teknike e sportive në të cilat duhet të vazhdojë të punojë.

Pikërisht ky vlerësim e bën përvojën në Split më shumë se një pjesëmarrje të zakonshme në një kamp futbolli. Ai shërben si një pikë referimi për të parë nivelin aktual të Darisit dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm në zhvillimin e tij.

Puna me Darisin pritet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Familja e tij, në bashkëpunim me stafin profesional të Coerver Coaching Croatia, ka paraparë një plan afatgjatë, i cili përfshin rikthime të rregullta në Split gjatë pushimeve shkollore. Synimi është që zhvillimi i tij të ndiqet në mënyrë të vazhdueshme dhe të udhëhiqet profesionalisht deri në moshën 16-vjeçare.

Për një futbollist të kësaj moshe, kjo përvojë ndërkombëtare paraqet një mundësi të re për të mësuar, për t’u përballur me kërkesa më të larta dhe për të kuptuar më mirë se cilat janë hapat që duhet të ndërmarrë në rrugën drejt një karriere profesionale. Megjithatë, përvoja në Split dhe vlerësimi i marrë atje janë një tregues i rëndësishëm se futbollisti i ri, Daris Hasani, ka potencial për të vazhduar të zhvillohet dhe të synojë nivele gjithnjë e më të larta.

Fanella “bardh e kaltër” e Dritës mbetet për momentin mjedisi ku talenti i ri gjilanas po ndërton bazat e tij prej futbollisti, ndërsa Kampi në Split ishte një tjetër stacion i rëndësishëm në një rrugëtim që, me punë, përkushtim dhe zhvillim të vazhdueshëm, synon të çojë talentin e ri gjilanas drejt zhvillimi të mëtutjeshëm si futbollist.

Me që sot Darisi ka ditëlindjen, redaksia e 2LONLINE, i uron shëndet dhe shumë sukses drejt zhvillimit të një karriere të bujshme prej futbollisti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.