DYLON

Daris Hasani, talenti 11-vjeçar i lojës më të popullarizuar në botë

Daris Hasani, talenti 11-vjeçar i lojës më të popullarizuar në botë
Avatar photo Redaksia

Daris Hasani, djaloshi gjilanas është pjesë e shkollës së futbollit Drita, grupmoshat U12 dhe talenti i tij i shpërfaqur deri më tani është premtues për futbollin në vendin tonë dhe jo vetëm.

I mishëruar në fanellën “bardh e kaltër”, vrapin me topin nuk e ndalë, i bindur se aftësitë e tij të jashtëzakonshme në futboll do të vazhdojnë të rriten e të avancojnë, për të kulmuar në momentin e duhur.

EkoHigjiena

Daris Besnik Hasani është i lindur më 10.08.2014 në Gjilan. I dashuruar në lojën e futbollit, që nga mosha 6-vjeçare ka vrapuar në fushën e blertë dhe tani është pjesë e Shkollës së Futbollit  të FC Drita, U12, ku bashkë me shokët e skuadrës së tij, mundohen të japin maksimumin dhe të korrin rezultate. 

Daris Hasani mban numrin nëntë në fanellë dhe si sulmues di të jetë i rrezikshëm për ekipin kundërshtar, e kjo dëshmohet edhe me faktin se ai di ta tund mirë rrjetën e portës kundërshtare shpesh.

Përveç lojërave vendore, ku Darisi mundohet t’i kryej detyrat e marra nga trajneri me përpikëri, ai kujton pjesëmarrjen edhe nëpër turnirë të ndryshëm, përfshirë ato jashtë vendin.

Mësohet se në muajin tetor të këtij viti, Drita (U12) kishte marrë pjesë në një turnir në Greqi. Se sa me vlerë ka qenë, tregon fakti i pjesëmarrjes të ekipeve me emër si shembull pjesëmarrjen e skuadrës të Chelsea-s.

Kujtojmë një moment interesant nga aty, kur në një ndeshje Darisi shkund rrjetën e portës kundërshtare dhe golin e feston duke bërë me duar shqiponjën dykrenare.

Përndryshe, Portali 2LONLINE, ka kontaktuar edhe trajnerin e tij, Hekuran Ismaili, i cili tha se Darisi është një fëmijë i shkollës së futbollit FC Drita. Ai është një djalë i disiplinuar dhe i përkushtuar ndaj lojës së futbollit.

Ismaili tha se Darisi vjen gjithmonë me dëshirë dhe motivim të madh në seancat stërvitore, ku po zhvillohet gradualisht si futbollist i ri, ashtu si të gjithë fëmijët që janë pjesë e kësaj loje.

“Unë, si trajner i Darisit, i uroj shëndet dhe gjithë të mirat gjatë zhvillimit të karrierës së tij futbollistike, duke shpresuar që në të ardhmen të arrijë majat më të larta në futboll”, thotë Ismaili. 

Darisi edhe jashtë futbollit, në rrethin familjarë e shoqëror është shembull, si dhe në shkollë, është nxënës i shkëlqyeshëm dhe i disiplinuar për çka vlerësohet nga mësimdhënësit.  /2LONLINE/