DYLON

“Dardanët” gjithmonë në përkrahje të Kosovës, shiten mijëra bileta për miqësoren me Gjibraltarin

“Dardanët” gjithmonë në përkrahje të Kosovës, shiten mijëra bileta për miqësoren me Gjibraltarin
Avatar photo Elife Sherifi

Tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë shprehur interesim të madh për të përcjellë edhe ndeshjen miqësore të Kosovës me skuadrën e Gjibraltarit.

Kjo ndeshje luhet më 11 tetor në “Fadil Vokrri”, tri ditë para ndeshjes eliminatore për “Euro 2020” kundër Malit të Zi.

Arianit Ahmeti, zëvendëssekretar në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ka thënë se rreth 7 mijë bileta janë shitur për pak orë pas lëshimit të tyre në sistemin online.

EkoHigjiena

Biletat janë lëshuar në shitje të hënën mbrëma. Të martën, Ahmeti tha se numri i shitjeve ka shkuar në rreth 8 mijë, nga 12.586 sa janë në dispozicion.