Dardanapress shpërndan certifikata për komunitetet për përfundimin me sukses të kursit të gjuhës shqipe
Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, përkrahur nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët ka organizuar ceremoninë e shpërndarjes të certifikatave për vijimin e kursit të gjuhës shqipe për komunitetin serb dhe rom.
Dardanapress në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës” ka organizuar kursin katër mujor për mësimit e gjuhës shqipe për komunitetin serb dhe rom në Komunën e Kamenicës ku këtë kurs të mësimit të gjuhës e kanë vijuar njëzet qytetar nga komunitetet duke përfituar njohuri themelore të gjuhës shqipe. Pas përfundimit me sukses të nivelit A1 pjesëmarrësit e kursit gjatë organizimit të ceremonisë janë shpërndarë certifikatat për përfundimin me sukses të kursit të gjuhës shqipe.
Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave kanë marrë pjesë: Paqësueset e Zyrës së Kryeministrit, Zyra e Komisionerit për Gjuhët, znj.Safete Grajqevci, znj.Arta Pllana, znj.Maide Musa, znj.Elona Mustafa, Nënkryetarja për Komunitete Aleksandra Jovanovic, Drejtoresha e Administratës Publike Arlindë Sejdiu, Drejtoresha Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë Diana Ajvazi, zyrtarë nga zyra për komunitete, organizata të shoqërisë civile dhe media.
Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët. /2LONLINE/
