DYLON

Dardanapress së bashku me Kryetarin Qëndron Kastrati shpërndajnë maska mbrojtëse për qytetarët

Dardanapress së bashku me Kryetarin Qëndron Kastrati shpërndajnë maska mbrojtëse për qytetarët
Avatar photo Redaksia

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset vendimmarrëse”, si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)në Kosovë.

OJQ ‘Dardana Press’ në kuadër të këtij projekti, në partneritet me komunën, kanë shpërndare maska  Covid-19 tek qytetarët e rastit. Aktiviteti është mbështetur edhe me pranin e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Menaxheri i projektit Sherafedin Vranja theksoi se ky aktivitet u realizua me qëllim sensibilizimin e qytetarëve në lidhje me rreziqet e pandemisë COVID-19 dhe për të promovuar kujdesin që duhet të kemi në përballje me këtë virus.

EkoHigjiena

Ndërsa kryetari Kastrati është shprehur se i është bashkangjitur kësaj iniciative meqenëse është shumë e rëndësishme të jemi pjesë e fushatës sensibilizuese ndaj luftës me COVID-19. Me këtë aktivitet ndër të tjera synojmë edhe të promovojë bartjen e maskës si një masë mbrojtëse të drejtpërdrejt për qytetarët.

Në pajtim me kryetarin Kastrati një numër i maskave është dhuruar Shoqatës të Pensionisteve të Kamenicës.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë: kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, Koordinatori i Shtabit Emergjent Komunal, Ramadan Basha,zyra e informimit komunal si dhe stafi i Dardanapress-it.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.