DYLON

Dardanapress organizon vizitën studimore me komunitetin rom në Prizren

Dardanapress organizon vizitën studimore me komunitetin rom në Prizren
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka bërë një vizitë studimore në Bibliotekën Romane  Pustika, OJQ- Durmish Aslano, Romano Teatro “Nexhip Menekshe” dhe Radio  Ramono Avazo në Prizren.

Qëllimi i organizimit të vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve si dhe diskutimi i problemeve, sfidave që ballafaqohen qytetarët e komunitetit Rom.

EkoHigjiena

Gjatë vizitës qytetarët e komunitetit rom janë njoftuar nga kreatorja e bibliotekës “Romane Pustika”, Urma Menekshe e cila i njoftojë të pranishmit për poetët rom, për titujt e librave rome të cilat i posedon biblioteka, historinë kulturën dhe gjuhën rome, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit, hapjes së një këndi të bibliotekës në Komunën e Kamenicës për komunitetin Rom.

Në kuadër të  kësaj vizite patëm mundësin të takohemi edhe me Fatmir Menekshe  udhëheqësin e OJQ-së Durmish Aslono i cili nga afër i njoftoji të pranishmit me projektet e realizuara nga kjo organizatë duke i shkëmbyer përvojat e deritanishme dhe rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen. Në vazhdim u bisedua për bashkëpunimin me Teatrin Romano “Nexhip Menekshe”, si dhe mundësinë e prezantimit të ndonjë shfaqje teatrale, duke vazhduar me vizitën  Radio Romano Avazo në Prizren ku jemi njoftuar me skemën programore të këtij mediumi.

Në fund të vizitës qytetarët e komunitetit rom patën mundësin të vizitojnë qytetin e vjetër të Prizrenit.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.