DYLON

Dardanapress organizon vizitën institucioneve komunale dhe bizneseve lokale 

Dardanapress organizon vizitën institucioneve komunale dhe bizneseve lokale 
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar vizitën institucioneve komunale dhe bizneseve lokale.

Qëllimi i organizimit të vizitës institucioneve komunale dhe bizneseve lokale kishte për qëllim njoftimin e një grupi të rinjsh me organizimin e brendshëm të komunës dhe ambientit të punës të institucioneve komunale dhe të disa bizneseve lokale në Kamenicë.

EkoHigjiena

Fillimisht të rinjtë i priti në takim udhëheqësja e zyrës së informimit Lidiona Maroca e cila i informojë të rinjtë me punën e zyrës së kryetarit të komunës dhe të arriturat e deri tanishme të Kryetarit dhe kabinetit të tij.

Gjatë shpalosjes e të arriturave të rinjtë kishin mundësi ti vizitonin zyrat e pritjes dhe të punës të kryetarit të komunës duke u interesuar për eksponatet e paraqitura në këto ambiente të punës.

Më pas të rinjtë u priten nga stafi i Drejtorisë të Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë ku nga afër u njoftuan mbi të arriturat dhe aktivitetet e kësaj Drejtorie.

Të rinjtë së bashku me stafin e Dardanapress-it, vizituan edhe disa biznese lokale në Kamenicë ku u njoftuan nga afër me veprimtarit e tyre, të arriturat dhe sfidat e deritanishme me të cilat ballafaqohen bizneset lokale duke u informuar  edhe për disa storje të suksesit të këtyre bizneseve.  

Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është financuar  nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.