DYLON

Dardanapress organizon tryezën me temën “Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale”

Dardanapress organizon tryezën me temën “Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale”
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën me temën “Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale”

Qëllimi i organizimit të tryezës ishte informimi për gjendjen  momentale e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës dhe Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale.

EkoHigjiena

Tema tjera të diskutimit në tryezë ishin: Krijimi i një data baze me shënimet e Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Kamenicës, Regjistrimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore në zonat kadastrale të Komunës, Rifunksionalizimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore, shfrytëzimi racional dhe vënia në shfrytëzim më qëllim të zhvillimit ekonomik lokal.

Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në tryezë  kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: Kthimi i materialeve arkeologjike nga komunat tjera komunës së Kamenicës, Hapja e rrugës për te kalaja e Kolinës, Rishikimi i listës të objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë, hartimi i strategjisë komunale për mbrojtjen e Trashëgimisë kulturore, hartimi i planit 3 vjeçar dhe rregullorja për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, inicimi i dërgesave dhe kërkesave për ti vendosur objektet, monumentet  në listën e mbrojtjes të trashëgimisë kulturore, etj.

Në këtë tryezë  kanë marrë pjesë: Nënkryetarja e Komunës  për Komunitete, Përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, qytetar, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe mediat lokale.

Projekti “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur  nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.