DYLON

Dardanapress organizon trajnimin e dytë: Përgatitja e të rinjve për tregun e punës

Dardanapress organizon trajnimin e dytë: Përgatitja e të rinjve për tregun e punës
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar trajnimin e dytë me të rinjtë lidhur me rëndësinë e përgatitjes e të rinjve për tregun e punës.

Qëllimi i trajnimit është aftësimi i të rinjve për orientimin në karrierë dhe përgatitjen e tyre për hartimin e dokumentacioneve të nevojshme për aplikim për punësim (CV, Letër motivuese, plotësimin e formularëve, etj), në funksion të përgatitjes për tregun aktual të punës.

EkoHigjiena

Gjithashtu, përtej ligjëratave të ofruara, të rinjve iu është prezantuar formati zyrtar dhe i pranueshëm i CV-së dhe Letrës Motivuese, ashtu që janë elaboruar në detaje të gjitha informatat relevante të cilat duhet që t’i përmbajë një CV efektive dhe Letër Motivuese.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Rinë Matoshi Huruglica Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport ,anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal ,përfaqësues nga Qendra Rinore”.

Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.