DYLON

Dardanapress organizon ekskursione, vizita objekteve të Trashëgimisë Kulturore 

Dardanapress organizon ekskursione, vizita objekteve të Trashëgimisë Kulturore 
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar dy ekskursione më nxënës të  përzgjedhur të Shkollave të Mesme të Ulta për ti vizituar objektet e Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Kamenicës.

Qëllimi i organizimit të dy ekskursioneve me nxënës ishte vizita monumenteve  të Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Kamenicës, nxënësit u njoftuan  nga afër me vendet, historikun  e objekteve të monumenteve kulturore historike duke u informuar  mbi rendësin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore si dhe për mbrojtjen, mirëmbajtën dhe promovimit të Trashëgimisë Kulturore me qëllim të zhvillimit të rritjes së vizitoreve, zhvillimit të turizmit rural.

EkoHigjiena

Projekti“Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur  nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/