DYLON

Dardanapress organizon debatin: Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës

Dardanapress organizon debatin: Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i vlerave të Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore dhe Historike”, ka organizuar debatin  me temën Promovimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Ndikimi në Zhvillimin Ekonomik Lokal.

Qëllimi i debatit ishte  promovimi i vlerave kulturore historike, vend ndodhjen e objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Kamenicës, rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve të komunës së Kamenicës për rëndësinë e trashëgimisë kulturore.

EkoHigjiena

Si rekomandime dhe konkluzione  të dala nga debati janë:Mirëmbajta e monumenteve,

Përcaktimi i objektit dhe hapja e një Muzeu , shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, promovimi i resurseve kulturore, konservimi i artefakteve,punësimi i punëtorëve për mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore historike,identifikimi i objekteve të trashëgimisë kulturore të cilat mund të vizitohen nga personat me nevoja të veçanta,dhënia në shfrytëzim të objekteve  për hapjen e bujtinave, rritja e numrit të vizitorëve dhe turizmit me qëllim të zhvillimit socio ekonomik lokal,etj.

      Në këtë debat kanë  marrë pjesë:Drejtoresha e  Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport Rinë Matoshi Huruglica,zyrtarët e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport,zyrtarët e Drejtorisë të Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë,zyrtarë nga Zyra e Investimeve dhe Menaxhim të Projekteve,anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) ,përfaqësues të Handikosit,Organizatat e Shoqërisë Civile, Media Lokale.

Projekti “Promovimi i vlerave të Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore dhe Historike”, është financuar  nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.