DYLON

Dardanapress organizon debatin për Promovimin dhe Edukimin rreth Trashëgimisë Kulturore në Kamenicë

Dardanapress organizon debatin për Promovimin dhe Edukimin rreth Trashëgimisë Kulturore në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin e parë për Promovimin dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës.

Qëllimi i organizimit të debatit të parë  me strukturat komunale, Shoqërinë Civile, mediat lokale ishte promovimi i vlerave të Trashëgimisë Kulturore të Kamenicës, Rritja e bashkëpunimit  në mes të institucioneve publike me komunitetit kulturor në fushën e trashëgimisë kulturore si dhe roli i Shoqërisë Civile dhe medieve për provimin e Trashëgimisë Kulturore.

EkoHigjiena

Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në debat kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: restaurimi dhe mirëmbajta e monumenteve të trashësisë kulturore, rregullimi dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, përcaktimi i personave për mirëmbajtjen e monumenteve, shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, shndërrimi i disa objekteve në bujtina me qëllim të rritjes së vizitorëve, shenjëzimi i shtigjeve dhe emërimi i tyre,etj.

Në këtë debat kanë marrë pjesë: Nënkryetarja e Komunës për Komunitete, përfaqësues nga zyra e kryetarit, përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe mediat lokale.

Projekti“Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur  nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.