DYLON

Dardanapress organizon debatin e dytë lidhur me Pjesëmarrjen e qytetarëve në Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

Dardanapress organizon debatin e dytë lidhur me Pjesëmarrjen e qytetarëve në Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin e dytë lidhur me Pjesëmarrjen e qytetarëve në Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Qëllim i debatit ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet strukturave komunale me qytetarët lidhur me mbrojtjen e  trashëgimisë kulturore në Komunën e Kamenicës duke përfshi edhe Shoqërinë Civile.

EkoHigjiena

Tema tjera të diskutimit gjatë debatit ishin edhe identifikimi i sfidave dhe problemeve më të cilat ballafaqohen qytetarët në mbrojtjen e monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, Shfrytëzimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore për zhvillimin e turizmit me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes të  Trashëgimisë Kulturore.

Pas diskutimeve nga pjesëmarrës në debat kanë dalë këto rekomandimet dhe konkluzione: Ndalja e degradimit të monumenteve të trashësisë kulturore, shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore me pllaka, hapja një muzeu arkeologjik dhe etnografik në qytet, vazhdimi i gërmimeve në kalanë e Kolinës, vazhdimi i gërmimeve dhe hulumtimeve në kalatë e shumta që gjenden në Komunën e Kamenicës, formimi i një komisioni për regjistrimin e të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore, ndarja e një buxheti të veçantë për blerjen artefakteve dhe mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore historike, caktimi i një hapësire për grumbullimin e artefakteve, organizimi i vizitave monumenteve të trashëgimisë kulturore, organizmi i orëve mësimore nëpër shkolla për trashëgiminë kulturore, vetëdijësimi i qytetarëve mbi mbrojtjen e monumenteve, etj.

Në këtë debat kanë marrë pjesë: Përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, përfaqësues nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, qytetarë, zyrtar komunal për trashëgiminë kulturore, përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe mediat lokale.

Projekti “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”, është përkrahur  nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.