DYLON

Dardanapress organizoi punëtorinë me temën: “Funksionalizimi i Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve”

Dardanapress organizoi punëtorinë me temën: “Funksionalizimi i Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve”
Redaksia

Organizata Joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”, organizoi një punëtori me temën “Funksionalizimi i Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve”.

Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimi dhe identifikimi i mundësive për funksionalizimin e Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve në Komunën e Kamenicës, me synim krijimin e një mekanizmi efikas për mbështetjen e bizneseve lokale, përmes ofrimit të këshillave, informacioneve dhe shërbimeve të nevojshme për zhvillimin e tyre.

EkoHigjiena

Gjatë punëtorisë u diskutua për rolin dhe rëndësinë e Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve në zhvillimin ekonomik lokal, nevojat dhe sfidat me të cilat përballen bizneset lokale në Komunën e Kamenicës, si dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për funksionalizimin e kësaj qendre.

Rekomandimet e dala nga punëtoria: Funksionalizimi i Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve si mekanizëm në shërbim të bizneseve lokale, kushtëzimi i bizneseve për grantet, subvencionet dhe mundësitë e financimit nga institucionet vendore, krijimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Komunës, bizneseve lokale dhe institucioneve të tjera relevante, promovimi i mundësive për investime dhe mbështetja e ndërmarrësve të rinj në zhvillimin e ideve të tyre të biznesit përmes Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve.

Në përfundim të punëtorisë u theksua rëndësia e funksionalizimit të Qendrës për Përkrahjen e Bizneseve si një mekanizëm i rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal, fuqizimin e bizneseve ekzistuese dhe krijimin e mundësive të reja për ndërmarrësi dhe punësim në Komunën e Kamenicës.

Projekti “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës” është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.