DYLON

Dardanapress organizoi fushatë vetëdijesuese për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës

Dardanapress organizoi fushatë vetëdijesuese për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës
Redaksia

Organizata Joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar një fushatë vetëdijesuese në qytetin e Kamenicës, me qëllim të promovimit të politikave që kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik të komunës.

Përmes kësaj fushate, Dardanapress synon të rrisë vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e politikave zhvillimore, të nxisë pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse dhe të promovojë mundësitë për zhvillimin ekonomik dhe social të Komunës së Kamenicës.

EkoHigjiena

Qëllimi i fushatës ishte ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e promovimit dhe zbatimit të politikave të zhvillimit socio-ekonomik, si dhe për rolin e tyre në mbështetjen e iniciativave që ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Dardanapress mbetet e përkushtuar në promovimin e politikave zhvillimore dhe në mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në krijimin e mundësive të reja ekonomike, hapjen e vendeve të punës dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.