DYLON

Dardanapress nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kamenicë

Dardanapress nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës” , Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së Dardanapress, përkatësisht Menaxheri i Projektit Sherafedin Vranja,ka nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Ushtruesin e Detyrës të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport z.Behar Hyseni.

Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja,fillimisht e ka njoftuar z.Behar Hysenin  lidhur me realizimin dhe implementimin e aktiviteteve të parapara në projekt.

EkoHigjiena

Qëllimin e përgjithshëm i projektit, është Promovimi i Trashëgimisë Kulturore përmes pasurimit, diversifikimit dhe rritjes së cilësisë së jetës kulturore, edukimi joformal i gjeneratave të reja rreth trashëgimisë kulturore në Komunën e Kamenicës.

Ushtruesi i Detyrës të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, z.Behar Hyseni, ka siguruar se do t’i përmbushë të gjitha obligimet e veta që dalin nga kjo marrëveshje duke synuar rritjen e  bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen me shoqërinë civile. Ne vazhdim z.Hyseni  tha se stafi i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport është gjithmonë i gatshëm  përkrahjes së realizimit të aktiviteteve të projektit si dhe  përkrahjen  e  nevojshme për realizimin e projektit duke e marrë parasysh se kjo është në të mirë të vetë Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport.

Projekti “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës”  është financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.