Në kuadër të projektit “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës” , Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së Dardanapress, përkatësisht Menaxheri i Projektit Sherafedin Vranja,ka nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Ushtruesin e Detyrës të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport z.Behar Hyseni.
Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja,fillimisht e ka njoftuar z.Behar Hysenin lidhur me realizimin dhe implementimin e aktiviteteve të parapara në projekt.
Qëllimin e përgjithshëm i projektit, është Promovimi i Trashëgimisë Kulturore përmes pasurimit, diversifikimit dhe rritjes së cilësisë së jetës kulturore, edukimi joformal i gjeneratave të reja rreth trashëgimisë kulturore në Komunën e Kamenicës.
Ushtruesi i Detyrës të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, z.Behar Hyseni, ka siguruar se do t’i përmbushë të gjitha obligimet e veta që dalin nga kjo marrëveshje duke synuar rritjen e bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen me shoqërinë civile. Ne vazhdim z.Hyseni tha se stafi i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport është gjithmonë i gatshëm përkrahjes së realizimit të aktiviteteve të projektit si dhe përkrahjen e nevojshme për realizimin e projektit duke e marrë parasysh se kjo është në të mirë të vetë Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport.
Projekti “Promovimi dhe Edukimi të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës” është financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore. /2LONLINE/