DYLON

Dardanapress mbanë tryezën  lidhur me transparencën e Kuvendit Komunal

Dardanapress mbanë tryezën  lidhur me transparencën e Kuvendit Komunal
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve  në vendimmarrje”, ka mbajtur tryezën e parë lidhur transparencën e Kuvendit Komunal dhe vendimmarrjen gjithëpërfshirëse  me fokus pjesëmarrjen e qytetarëve ne seanca.

Qëllimi i organizimit të tryezës ishte diskutimi i problemeve dhe sfidave që pamundësojnë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit në proceset e vendimmarrjes, si dhe shqyrtimi i mundësive për të përmirësuar  gjendjen.

EkoHigjiena

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza është vendosja në funksion e mekanizmave me të cilat disponon kuvendi komunal, organizimi i fushatave  vetëdijësuese nga ana e shoqërisë civile,shqyrtimi dhe njoftimi me kohë nga ana e Kuvendit dhe institucioneve komunale ndaj kërkesave të qytetarëve, fuqizimi dhe rregullimi i kushteve të punës Këshillave Lokale, takime sa më të shpeshta të përzgjedhurve me qytetarë, përmirësimi i kushteve në infrastrukturë personave me nevoja të veçanta,etj  .

Përfaqësimi i qytetarëve në vendimmarrje sipas diskutimeve është shqetësues duke përfshirë rolin e anëtarëve të kuvendit,prandaj kërkohet të rritet cilësia e debatit në Kuvend e cila është më se e domosdoshme për funksionimin sa më të mirë të Kuvendit dhe trupave të sajë.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Kryesuesi i Kuvendit Komunal,anëtarët e Kuvendit Komunal,qytetar,grupi joformal i grave,anëtarët e Handikosit,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediet lokale.

Ky projekt është financuar  nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.