DYLON

Dardanapress mbanë trajnimin me kryetarët e këshillave të fshatrave

Dardanapress mbanë trajnimin me kryetarët e këshillave të fshatrave
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimin një ditor me kryetarët e këshillave të fshatrave të Komunës së Kamenicës.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: kryetarët e këshillave të fshatrave, kryetarja e grupit joformal të grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.

EkoHigjiena

Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor me kryetarët e këshillave të fshatrave ishte funksionalizimi i rolit të tyre mbi detyrat, përgjegjësitë dhe sfidat në lokalitete si dhe njoftimin me infrastrukturën ligjore dhe rregulloret komunale.

Si rekomandime të dala nga trajnimi një ditor janë: rritja e investimeve kapitale nëpër zonat rurale, rregullimi i infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuar, emërimi i anëtareve të komisioneve gjatë monitorimit të realizimeve të projekteve nga këshillat e fshatit, rritja e bashkëpunimit me nivelin lokal,shqyrtimi i kërkesave të dërguara nga këshillat e fshatit dhe kthimi përgjigjeve brenda i afateve kohore,sigurimi i zyrave për këshillat e fshatit,realizimi dhe përfundimi i projekteve te filluara brenda afateve të caktuara.

Vlen të theksohet shembulli i mirë i disa këshillave të fshatrave për vetiniciativë dhe vetëfinancim të mirëmbajtjes së pastërtisë, gjelbërimit dhe varrezave te fshatrave.

Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë“, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.