DYLON

Dardanapress mbanë trajnimin: Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të Komuniteteve

Dardanapress mbanë trajnimin: Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të Komuniteteve
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur trajnimin  lidhur me “Mbrojtjen  dhe promovimin e të drejtave të Komunitetit Rom”.

Qëllimi i organizimit të trajnimit ishte informimi i qytetarëve të komunitetit rom lidhur me promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve për të rritur besimin  e komuniteteve ndaj institucioneve komunale dhe qendrore dhe pjesëmarrja aktive në proceset vendimmarrëse.

EkoHigjiena

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në këtë trajnim kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e komunitetit Rom, si rekomandime kryesore të dala janë: Përkrahja e Organizatës Joqeveritare Lokale të komunitetit Rom “Luludi”, rritja e bashkëpunimit dhe përkrahjes financiare nga niveli Qendror dhe ai Komunal më qëllim të realizimit të rekomandimeve dhe kërkesave të komunitetit,organizimi i takimeve dhe dëgjimeve publike në lokalitetet ku jetojnë komuniteti Rom me qëllim të rritjes së investimeve kapitale ne këto zona ku jeton komuniteti rom.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Qytetarë të komunitetit Rom,përfaqësuesit e OJQ-Luludi nga komunitetit rom, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.