DYLON

Dardanapress mbanë trajnimin e dytë mbi Implementim, respektimi i të drejtave gjuhësore

Dardanapress mbanë trajnimin e dytë mbi Implementim, respektimi i të drejtave gjuhësore
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, financuar nga Zyra e Komisionerit për gjuhët-ZKM, ka mbajtur trajnimin e dytë   lidhur me  Implementim,  respektimi i të drejtave gjuhësore.

Qëllimi i organizimit të trajnimit  ishte trajnimi i stafit të drejtorive komunale, zyrtarëve të zyrës për komunitete, qytetarëve të komuniteteve  me të drejtat  ligjore  për përdorimin e gjuhëve zyrtare.

EkoHigjiena

Pjesëmarrësit gjatë trajnimit janë njoftuar për së afërmi me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe rregulloren e Zyrës së  Komisionerit për Gjuhë si dhe për Implementimin, respektimin e të drejtave gjuhësore, ligjeve dhe rregulloreve në fuqi duke përfshi zbatimin e tyre nga organet komunale.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra e Komisionerit për Gjuhët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.