DYLON

Dardanapress mbanë punëtorinë dy ditore me temën: “Të drejtat e  komuniteteve në Komunën e Kamenicës”

Dardanapress mbanë punëtorinë dy ditore me temën: “Të drejtat e  komuniteteve në Komunën e Kamenicës”
Avatar photo Redaksia

Dardanapress mbanë punëtorinë dy ditore me temën: “Të drejtat e  komuniteteve në Komunën e Kamenicës”

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur punëtorinë dy ditore me temën “Të drejtat e  komuniteteve në Komunën e Kamenicës”.

EkoHigjiena

Qëllimi i organizimit të punëtorisë dy ditore ishte  diskutimi rreth aspekteve ligjore  që ndërlidhen me mbrojtjen, avancimin dhe promovimin e  të drejtave të komuniteteve e në veçanti të komunitetit  rom.

Temat kryesore  në punëtorinë dy ditore ishin: Kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, sfidat në realizimin e të drejtave të pakicave, roli i medias në mbrojtjen dhe promovimi i të drejtave të pakicave, mënyrat e përfshirjes së pakicave në proceset vendimmarrëse, krijimi i një strategjie veprimi si dhe bashkëbisedimi me pjesëmarrësit lidhur me të drejtat e njeriut .

Në këtë punëtori  kanë marrë pjesë: Përfaqësues të institucioneve komunale, të rinjtë komunitetit rom, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.