DYLON

Dardanapress mbanë konferencë për media

Dardanapress mbanë konferencë për media
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”,  ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realizimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit .

Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara  gjatë implementimit të projektit.

EkoHigjiena

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza, punëtoria, debate dhe trajnimeve janë : Të drejtat në shkollim, rritja e punësimit të komunitetit Rom në institucionet komunale, Organizimi i kurseve për aftësime profesionale, Zgjidhja e problemeve sociale, Regjistrimi i qytetareve Rom në regjistrat civil dhe lëshimi i dokumenteve personale, Mirëmbajta e ambientit ku jetojnë komuniteti Rom, Integrimi i komunitetit rom ne institucionet komunale, Inkurajimi i komuniteteve për të marrë pjesë në dëgjimet publike, Rindërtimi i fushës së sportive në fshatin Berivojcë, Sigurimi i ujit të pijes për komunitetin rom në fshatin Strezoc, Organizimi i kurseve profesionale nga qeverisja lokale, Organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në lokalitet ku jetojnë komunitetet joshumicë.

Rekomandimet e dala nga aktivitetet do të ju adresohen Kryetarit të Komunës, Zyrës së Kryeministrit,  Zyrës për Çështje te Komuniteteve, zyrës komunale të komuniteteve si dhe Drejtorive komunale për shqyrtimin dhe realizmin e rekomandimeve.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.