DYLON

Dardanapress mbanë konferencë lidhur me projektin për trashëgiminë kulturore

Dardanapress mbanë konferencë lidhur me projektin për trashëgiminë kulturore
Avatar photo Redaksia

Organizata jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit ” Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realizimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit .

Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin, objektivat, aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit.

EkoHigjiena

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza, punëtoria, debatet dhe trajnimet janë: restaurimi dhe mirëmbajta e monumenteve të trashësisë kulturore, rregullimi dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, përcaktimi i personave për mirëmbajtjen e monumenteve, shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, shndërrimi i disa objekteve në bujtina me qëllim të rritjes së vizitorëve, shenjëzimi i shtigjeve dhe emërimi i tyre, ndalja e degradimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore, shenjëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore me pllaka, hapja e një muzeu arkeologjik dhe etnografik në qytet, vazhdimi i gërmimeve në Kalanë e Kolinës, vazhdimi i gërmimeve dhe hulumtimeve në kalatë e shumta që gjenden në Komunën e Kamenicës, formimi i një komisioni për regjistrimin e të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore, ndarja e një buxheti të veçantë për blerjen e artefakteve dhe mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore historike, caktimi i një hapësire për grumbullimin e artefakteve, organizimi i vizitave të monumenteve të trashëgimisë kulturore, organizmi i orëve mësimore nëpër shkolla për trashëgiminë kulturore, vetëdijësimi i qytetarëve mbi mbrojtjen e monumenteve.

Rekomandimet e dala nga aktivitetet do t’i adresohen Kryetarit të Komunës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, drejtorive komunale për shqyrtimin dhe realizmin e rekomandimeve.

Në konferencë kanë marrë pjesë: nënkryetarja për komunitete , zyrtarë nga zyra e kryetarit të komunës, zyrtarë nga zyra për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun, zyrtarë të drejtorive komunale, organizata të shoqërisë civile dhe media.

Ky projekt është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.