DYLON

Dardanapress mban trajnimin e dytë me anëtarët e Komitetit për Politik e Financa dhe anëtarët e Komitetit për Komunitete

Dardanapress mban trajnimin e dytë me anëtarët e Komitetit për Politik e Financa dhe anëtarët e Komitetit për Komunitete
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve  në vendimmarrje”, ka mbajtur  trajnimi i  dytë  një ditor me anëtarët e Komitetit për Politik e Financa dhe  anëtarët e Komitetit për Komunitete.

Qëllimi i organizimit të trajnimit të dytë  një ditor me anëtarët e Komitetit për Politik e Financa dhe  anëtarët e Komitetit për Komunitete është përfitimi i njohurive praktike për rolin dhe detyrat e tyre në Komitetet e Përhershme Komunale, duke u fokusuar në shembuj konkret,dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse,  si dhe njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal.

EkoHigjiena

Anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete,diskutuan për rolin e Komiteteve të Kuvendit, Buxhetin e Asamblesë Komunale, rëndësinë dhe linjat buxhetore, rolin e grupeve parlamentare  për efikasitetin e seancës së Kuvendit Komunal të Kamenicës. Gjithashtu u shkëmbyen përvojat dhe praktikat e mira të funksionimit të të dy Komiteteve obligative të Kuvendit Komunal.

Si rekomandim kryesor i dal nga trajnimi  është rritja e nivelit të përformancës të Anëtarëve të Kuvendit Komunal   lidhur me proceset vendimmarrëse ne nivel komunal përmes ngritjes se kapaciteteve te ofruara gjatë trajnimit si dhe përfaqësimi sa më i mirë  i nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.

Në këtë trajnim përveç Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Kamenicës, Liridon Kastrati kanë marrë pjesë anëtarët e  Komitetit për Politik dhe Financa,anëtarëve të Komitetit për Komunitete, zyrtarja për barazi gjinore,grupi joformal i grave,përfaqësues të Handikosit, shoqëria civile dhe mediet lokale.

Ky projekt është financuar  nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.