Dardanapress mbajti trajnimin: Roli i këshillave lokale në zhvillimin socio-ekonomik
Organizata Joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”, mbajti trajnimin me temën “Roli i këshillave lokale në zhvillimin socio-ekonomik”.
Qëllimi i trajnimit ishte rritja e njohurive dhe avancimi i kapaciteteve të anëtarëve të këshillave lokale lidhur me rolin, përgjegjësitë dhe mundësitë e tyre për të kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve dhe të Komunës së Kamenicës në përgjithësi.
Gjatë trajnimit u diskutua për rëndësinë e këshillave lokale si mekanizma të rëndësishëm të përfaqësimit të qytetarëve dhe të komunikimit ndërmjet komunitetit dhe institucioneve lokale. Pjesëmarrësit u informuan mbi mënyrat e identifikimit të nevojave dhe prioriteteve të komunitetit, përcjelljen e tyre tek institucionet komunale, si dhe mundësitë për përfshirje më aktive në proceset e planifikimit dhe zhvillimit lokal.
Përmes këtij trajnimi, Dardanapress synon të kontribuojë në fuqizimin e mekanizmave lokalë dhe në krijimin e një komunikimi më të mirë ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, me qëllim që nevojat dhe prioritetet e komuniteteve të reflektohen më mirë në politikat dhe proceset e zhvillimit socio-ekonomik.
Si rekomandime të dala nga trajnimi njëditore janë: rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në dëgjimet publike, përfshirja e projekteve të këshillave lokale në buxhetin komunal, rritja e komunikimit ndërmjet këshillave lokale dhe qeverisjes komunale, trajtimi i kërkesave dhe kthimi i përgjigjeve brenda afateve kohore, funksionalizimi dhe pagesa e kryetarëve të këshillave lokale, sigurimi i zyrave dhe inventarizimi i tyre, zbatimi i rregullores për këshillat lokale, etj.
Në këtë trajnim morën pjesë kryetarët e këshillave lokale, përfaqësues të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave lokale.
Projekti “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës” është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. /2LONLINE/
