DYLON

Dardanapress mbajti trajnimin me temën “Trajnimi i te rinjve për administrimin e një biznesi”

Dardanapress mbajti trajnimin me temën “Trajnimi i te rinjve për administrimin e një biznesi”
Redaksia

Organizata Joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”, organizoi një trajnim me temën “Trajnimi i te rinjve për administrimin e një biznesi”, me qëllim rritjes së njohurive dhe avancimit të kapaciteteve të të rinjve në fushën e ndërmarrësisë.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e njohurive dhe zhvillimi i aftësive praktike të të rinjve në fushën e administrimit dhe menaxhimit të një biznesi. Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të njihen me parimet themelore të funksionimit të një biznesi, planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve afariste, menaxhimin financiar, hartimin e planeve të biznesit, si dhe sfidat dhe mundësitë që ofron ndërmarrësia.

EkoHigjiena

Gjatë trajnimit u diskutua për zhvillimi i ideve të biznesit dhe ndërmarrësisë te të rinjtë, administrimim dhe menaxhimin financiar, marketingu digjital dhe promovimi i produkteve vendore dhe identifikimit të mundësive për zhvillimin e aktiviteteve afariste, hartimin e planit të biznesit, identifikimin e ideve inovative .

Rekomandimet e dala nga trajnimi: Të rinjtë të inkurajohen të zhvillojnë ide të reja dhe të ndërmarrin iniciativa në fushën e ndërmarrësisë, të organizohen trajnime të vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve të të rinjve, të rinjtë të informohen për mundësitë e financimit, grantet dhe subvencionet për fillimin dhe zhvillimin e bizneseve, të nxitet bashkëpunimi ndërmjet të rinjve, institucioneve lokale dhe bizneseve ekzistuese, të mbështeten idetë inovative që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/

Projekti “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës” është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.