DYLON

Dardanapress mbajti debatin: “Parandalimi i dukurive negative në shkolla”

Dardanapress mbajti debatin: “Parandalimi i dukurive negative në shkolla”
Avatar photo Redaksia

Organizata Joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Ta ndalojmë dhunën dhe dukuritë negative – Fuqizimi i rinisë për një mjedis të sigurt”, mbajti debatin me temën “Parandalimi i dukurive negative në shkolla”.

Qëllimi i organizimit të debatit ishte krijimi i një hapësire të përbashkët diskutimi ndërmjet drejtuesve të institucioneve arsimore dhe aktorëve të tjerë relevantë, për identifikimin e shkaqeve të dhunës dhe dukurive negative tek të rinjtë, si dhe për hartimin e qasjeve dhe masave parandaluese që kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës në shkolla.

EkoHigjiena

Gjatë debatit u diskutua për disa nga çështjet kryesore që lidhen me parandalimin e dukurive negative në shkolla, ndër të cilat: Identifikimi i dukurive negative në shkolla dhe faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tyre, dhuna fizike dhe psikologjike ndërmjet nxënësve dhe mënyrat për parandalimin e saj, bullizmi dhe ngacmimi në shkolla, përdorimi i substancave narkotike, alkoolit dhe duhanit, si dhe masat parandaluese, ndikimi i rrjeteve sociale dhe internetit në sjelljen dhe zhvillimin e të rinjve, fuqizimi i nxënësve dhe të rinjve për të reaguar ndaj dhunës dhe dukurive negative, rritja e bashkëpunimit ndërmjet shkollave, institucioneve lokale dhe komunitetit për krijimin e një mjedisi të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.

Drejtori i Arsimit, z. Selami Klaiqi, theksoi rëndësinë e parandalimit të dukurive negative në shkolla dhe krijimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë nxënësit. Ai vlerësoi se parandalimi i dhunës dhe dukurive të tjera negative kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet shkollave, prindërve, nxënësve dhe institucioneve.

Dua të falënderoj OJQ Dardanapress për organizimin e këtij debati dhe për angazhimin në adresimin e çështjeve që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve.

“Vetëm përmes bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm mund të krijojmë shkolla më të sigurta dhe një mjedis ku çdo nxënës ndihet i respektuar dhe i mbështetur”, u shpreh z. Klaiqi.

Në këtë debat morën pjesë: Drejtori i Arsimit, z. Selami Klaiqi, drejtorët e shkollave dhe përfaqësues të Drejtorisë së Arsimit.

Projekti “Ta ndalojmë dhunën dhe dukuritë negative – Fuqizimi i rinisë për një mjedis të sigurt” është financuar nga Komuna e Kamenicës, përkatësisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.