DYLON

Dardanapress mbajti debatin: “Ndikimi i investimeve të diasporës në zhvillimin socio-ekonomik”

Dardanapress mbajti debatin: “Ndikimi i investimeve të diasporës në zhvillimin socio-ekonomik”
Avatar photo Redaksia

Organizata Joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”, mbajti debatin e dytë me temën “Ndikimi i investimeve të diasporës në zhvillimin socio-ekonomik  ”

Qëllimi i organizimit të këtij debati ishte  krijimi i  një hapësirë të hapur dhe gjithëpërfshirëse për diskutim ndërmjet bizneseve lokale, përfaqësuesve të diasporës dhe institucioneve komunale, me fokus rolin dhe ndikimin e investimeve të diasporës në zhvillimin socio-ekonomik të Komunës së Kamenicës.

EkoHigjiena

Gjatë debatit u diskutua për rëndësinë e diasporës si një potencial i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik lokal, krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetjen e bizneseve dhe përfshirjen e kapitalit, përvojës dhe njohurive të bashkatdhetarëve në zhvillimin e Komunës së Kamenicës.

Në diskutim u theksua nevoja për krijimin e kushteve më të favorshme për investitorët nga diaspora, përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve komunale, bizneseve lokale dhe diasporës, si dhe promovimin e mundësive konkrete për investime në komunë.

Ndër rekomandimet kryesore të dala nga debati u veçuan: Krijimi i një mekanizmi të qëndrueshëm komunikimi ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe përfaqësuesve të diasporës, Promovimi më i madh i potencialeve ekonomike dhe mundësive për investime, Hartimi dhe promovimi i një liste me sektorët dhe fushat ku ekzistojnë mundësi konkrete për investime, Nxitja e investimeve të diasporës në sektorë që kanë potencial për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, Funksionalizimi i Qendrës për përkrahjen dhe mbështetje të bizneseve..

Në këtë debat morën pjesë: Përfaqësues të drejtorive komunale, përfaqësues të bizneseve lokale, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të mediave lokale.

Projekti “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës” është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.